Kryeministri teknik Oliver Spasovski, ka njoftuar se, Qeveria ka miratur vendimin që nga nesër, 17 qershor të hapen të gjitha pikat kufitare në vend me aplikimin e masave që janë aktive.
Megjithatë, ata që duan të dalin nga Maqedonia, duhet të firmosin deklaratë se nuk kërkojnë ndihmë nga shteti në rast të problemeve në shtet tjetër, ndërsa në kthim, duhet të dorëzojnë test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë. Edhe kur ta kenë bërë këtë, duhet të firmosin Deklaratë për vetizolim 14-ditor.
“Gjatë hyrjes në territorin e Maqedonisë së Veriut qytetarët do të jenë të detyruar të paraqesin testin negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë. Mbetet në fuqi edhe masa për firmosjen e deklaratës për vetëizolim të detyrueshëm 14 ditor, në bazë të së cilit Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor përgatit vendim për mbikqyrje shëndetësore dhe vetëizolimin shtëpiak, që kontrollohet nga MPB-ja”, ka shkruar Spasovski.