Nis regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme (VIDEO)


Maskat, dorezat dhe mjetet dezinfektuese ishin pjesë e regjistrimit të semimaturantëve në shkolla të mesme, në ditën e parë të konkurist për regjistrim. Komisionet për pranimin e dokumenteve qëndronin në oborret e shkollave. Madje, ishin shënuar edhe vendet për mbajtje të distancës.

“Janë të marra të gjitha masat, respektuan nga të gjithë, ka kolegë të cilët janë të obliguar të mbajnë rendin dhe t’ju ndihmojnë atyre. Ka edhe mjete për dezinfektim. Çdo gjë që kërkohet mendoj se është plotësuar. Këtë vit regjistrimi do të zgjat më tepër ditë, aktualisht diku 50 është numri i nxënësve- deklaroi Halime Horuni Demir, QSHA “Boro Petrushevski”

Për dallim nga vitet e kaluara, regjistrimi i nxënësve këtë vit do zgjasë deri në ora 19.

“Nuk ishte edhe aq vështirë, nxënësit si duket tanimë janë mësuar që të jetojnë me protokoll dhe të lëvizin me maska, të lëvizin me gjithë ato mjetet mbrojtëse. Edhe kolegët tanë të cilët janë në komision respektuan në maksimum protokollin e paraparë edhe nga dejtoria e shkollës “8 Shtatori- tha Safet Ademi, sh.m.q.sh “8 Shtatori”.

Konkursi për regjistrim parasheh gjithsej 35.919 vende të lira. Prej tyre, 25.447 I takojnë arsimit profesional, 10.064 për gjimnaz dhe 408 vende të lira për art. Për të gjitha këto vende të lira pritet të konkurrojnë 19.297 semimaturantë, të cilët sipas MASH-it ishin regjistruar në klasë të nëntë të arsimit fillor./Melihate Rustemi