Votimi në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut do të zhvillohet tre ditë, ndërsa në ditën e zgjedhjeve (15 korrik) afati do të zgjatet për dy orë dhe do të mund të votohet deri në ora 21.
Sipas vendimit që mbrëmë e miratoi Qeveria, me 13 korrik do të votojnë personat që janë në karantinë për shkak të testit pozitiv me Kovid-19 dhe personave që u është dhënë vendimi për izolim dhe vetizolim.
Më 14 korrik do të votojnë personat e sëmurë, si dhe të sëmurët kronik dhe personat e tjerë të cilët në bazë të Kodit Zgjedhorë votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve .
Në ditën e zgjedhjeve më 15 korrik, vendvotimet do të hapen në ora 7 dhe votimi do të zgjas deri në ora 21, dy orë më shumë se sa gjatë zgjedhjeve të zakonshme, kur vendvotimet janë mbyllur në ora 19.
Fushata zgjedhore do të filloj më 24 qershor dhe do të zgjas 20 ditë. Sipas paralajmërimeve, 15 korriku dita kur do të mbahen zgjedhjet do të jetë ditë jo-pune.