Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, këto ankesa i bëri në intervistën e tij për televizionin serb Tv Prva të shtunën, ku të parët në listën e ankesave ishte Malin e Zi, e i vazhdoi për kosovarët dhe ndërkombëtarët. Për kosovarët e ndërkombëtarët ai ankua se Serbisë nuk po ju ofrohet asgjë.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ai tha se pret që shpejt pas zgjedhjeve në Serbi të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi, e shtoi se beson se qytetarët e Serbisë “sigurisht do të mbështesin” propozimin për demarkacion me Kosovën.
“Kjo nuk është diçka e re, kjo është diçka për të cilën duhet të luftojmë. Ne nuk kemi pushtet faktik në Prishtinë, as ata nuk kanë pushtet faktik në veri të Kosovës…Vlerësohet se bashkësia ndërkombëtare dhe Prishtina nuk duan të na japin as aq. Ne punuam të deri tek tërheqja e 18 pranimeve të Kosovës, ata tani nuk kanë shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara” tha Dacic.
Dacic u ankua se ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Genta Cakaj gjatë tre ditëve të kaluara ishte në vizitë në Bujanovc dhe Preshevë, ku sipas tij Cakaj i ka përgatitur liderët politik shqiptarë për zgjedhjet e ardhshme, e këtë e ka lejuar Serbia, kur konsiderohet se ishte vizitë e paralajmëruar dhe zyrtare.
“A mund të paramendoni situatën sikur unë të kaloja disa ditë në Mal të Zi e të zhvilloj biseda politike me përfaqësuesit e serbëve? Unë tani sikur të shkoj në kishë, në Ostrog, do ta shpallnin ndërhyrje politike. Këtu shihet ai qëndrimi dyfytyrësh” sipas Dacic.
Mirëpo Dacic si duket ka ‘harruar’ se autoritetet malazeze kanë shumë arsye të brengoseshin për vizita zyrtarësh serbë nacionalistë e atyre rusë pas tentimit të dështuar të grushtshtetit në Mal të Zi, posaçërisht shqetësuese për malazezët është afërsia e Kishës Ortodokse Serbe me Rusinë që kundërshton hapur anëtarësinë e Malit të Zi në NATO e fshehurazi tentoi ta rrëzonte qeverinë demokratike të tyre.