Uji kthehet në “gjak”, misteri i liqenit 50 mijë vjeçar


Liqeni “Lonar” lindi rreth 50 mijë vite më parë, kur një meteor goditi tokën. Por, kohëve të fundit, uji i tij ka ndryshuar ngjyrë dhe është bërë i kuq, shkruan CNN.

Ekspertët theksojnë se me shumë mundësi ky fenomen është shkaktuar nga një lloj alge që po ndryshon sjellje për shkak të nivelit të rritur të kripës. Mungesa e aktivitetit njerëzor pranë liqenit, për shkak të izolimit nga koronavirus, mund të jetë një faktor që ka kontribuuar në këtë fenomen. Por, prezenca e kripës është më e lartë se zakonisht, pasi niveli i ujit është tepër i ulët nga mungesa e shirave.

Kjo nuk është hera e parë që liqeni “Lunar” kthehet i kuq, por ky ishte transformimi më dramatik i historisë së kohëve të fundit.