Fotografia e gazetarit ndërkombëtar që ia shpëtoi jetën familjes shqiptare


Fotografia e gazetarit ndërkombëtar që ia shpëtoi jetën familjes Avdimetaj

Fotografia që u shkrep nga një gazetar ndërkombëtar ka mbetur përgjithmonë pjesë e historisë së familjes Avdimetaj

21 vite më pas, janë kthyer në vendin e njëjtë.

Atëbotë, vajza ishte 5 muajshe dhe nuk kujton asgjë nga ajo kohë.

Por babai i saj, si shumë herë tjera, po i shpjegon asaj ngjarjen që kishte ndodhur para dy dekadash, raporton T7.

Por më shumë se gjithçka ngjarjen e asaj dite të rëndë, e shpjegon kjo fotografi që ka mbetur përgjithmonë pjesë e historisë së familjes Avdimetaj nga Isniqi i Deçanit.