Një 26 vjeçar në Wuhan ka shtuar 101 kilogram në një hapësirë kohore prej pesë muajsh kur u detyrua të qëndrojë në shtëpi për të parandaluar Covid-19.
Zhou është dashur të dërgohet me ambulancë në spital në fillim të këtij muaji pasi ishte në gjendje të rëndë për shkak të peshës që kishte shtuar. 26 vjeçari nga Wuhani shtoi 101 kilogram në pesë muaj izolim
Ai tani peshon 280 kilogram dhe raportohet të jetë njeriu me peshën më të madhe në Wuhan. Zhou, i cili punonte në një internet kafe, nuk doli nga shtëpia që kur qyteti u karantinua në fund të janarit. Në fund të vitit të kaluar ai peshonte 177 kilogram.