Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, sot përmes lidhjes video-konferenciale, bisedoi me Ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Selim Selimi, duke ia uruar emërimin në këtë funksion.
Gjatë bisedës, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, është hapur edhe çështja për ekstradimin e të akuzuarve në rastin “Monstra”, Alil Demiri dhe Adrim Ismailoviq, me ç’rast ministrja Deskoska tha se “pret përgjigje pozitive nga autoritetet e Kosovës për kërkesën për ekstradim”.
Deskoska, thuhet në kumtesë, potencoi se sinqerisht dëshiron europeizim të rajonit dhe se Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e gatshme t’i ndajë përvojat dhe të ndihmojë në hapjen e negociatave.