Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje pacientët të tregojnë të dhëna të sakta dhe të respektohen rekomandimet


Rreth 70 për qind e rasteve aktive dhe rasteve të reja me koronavirus janë në suaza të klasterëve të njohur, por ka edhe raste të reja, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe. Filipçe potencoi se paraqitja e rasteve të reja çdoherë është për shkakun e  njejtë,  e ai është mosrespektimi i masave. Ai theksoi se mes klasterëve të rinj janë persona të infektuar në dy dasma në Ohër dhe në Shkup.

“Në një aheng familjar në Ohër me rreth 200 të pranishëm, deri më tani janë konfirmuar tetë pacientë pozitivë, 40 kontakte janë në izolim, përderisa në Shkup, në të cilën ka pasur rreth 100 njerëz, deri më tani janë konfirmuar 14 pozitivë me virusin.  Problem i madh i epidemiologëve dhe inspektorëve të ISHSHS iu krijon në këtë rast mungesa e bashkëpunimit të të pranishmëve në atë aheng, tha Filipçe, i cili potencoi se edhe përkundër ndalesës, njerëzit po bëjnë tubime masive, e për më tepër, nuk po tregohen informata të sakta dhe nuk i respektojnë rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Ministri FIlipçe deklaroi se cila do ngjarje, përfshirë edhe zgjedhjet, nëse organizohen sipas protokolleve dhe rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, nuk paraqet rrezik për qytetarët.

Lidhur me konfeksionet në Shtip, FIlipçe informoi se janë marrë 778 strisho, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive dhe në spital janë hospitalizuar 24 persona. Të gjithë të tjerët  janë në mjekim shtëpiak apo në vetëizolim, varësisht nga simptomat. Nga vendimet, gjithsej të dhëna nga ISHSSH, 400 perosna janë kontakte.

Ai tha se gjendja në Shtip, dhe në Tetovë gradualisht po qetësohet, por mbetet vatra në Shkup, posaçërisht në Çair, ku ka numër më të madh të rasteve të infektuara.

Nga rastet e regjistruara dje, 175, 131 janë në Shkup, prej të cilave 14 janë nga Çairi. Kjo komunë e Shkupit edhe më tej mbetet me numër më të madh të të infektuarve. Përfundimisht me numrin e djeshëm, gjithsej të infektuar në Çair janë 209, pas çka pasojnë Buteli me 76, Aerodromi dhe Gazi Baba me nga 75, Qendra me 73, Karposhi me 72, Saraji 64, Kisella Voda 43, Gjorçe Petrovi 35, SHuto Orizara 26 dhe Studeniçani dhe Haraçina me nga 24 të infektuar. Ilindeni ka gjithsej 19 të infektuar me KOVID-19, Petroveci 6, Çuper Sandeva 4, Sopishte 2, ndërsa dy nga të infektuarit janë të huaj.

Me 175 rastet e djeshme, numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 3.538, prej të cilëve aktivë janë 1.687, ndërsa janë shëruar 1.682. Prej fillimit të epidenmisë vdiqën 169 persona, prej të cilëve dje pesë. Tre nga Shkupi, në moshë prej 59, 60 dhe 64 vjeç, një pacient nga Gostivari (72) dhe një nga Prilepi (72).

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot theksoi se nuk është e rrezikuar puna e asnjë institucioni shëndetësor publik në vend, respektivisht asnjë spital aktualisht nuk është në rrezik nga përhapja e koronavirusit Kovid-19 dhe se spitalet akoma kanë kapacitet për t’u kujdesur për të sëmurët. Ai informoi se nga e hëna një personel mjekësor nga shteti do t’i bashkangjitet ekipeve në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 SHtatori”. Bëhet fjalë për 10 mjekë dhe po aq infermiere.

Për shkak të numrit të madh të rasteve të reja,  shtyhet për një javë  normalizimi i punës në suaza të klinikave, nga ajo që ishte dakorduar më parë.

Mjekët amë deri më tani nuk janë planifikuar në skriningun e planifikuar të kategorive të caktuara të pacientëve për KOVID-19, por ato ndoshta do të përfshihen më vonë, deklaroi dje Filipçe.

Mbi 30 për qind e rasteve të vdekjes janë nga dita e parë deri e pestë e hospitalizmit, që është dëshmi se pacientët, për fat të keq vonë vijnë në spital. Është shumë rëndë të konfirmohet shkaku.

Lidhur me atë nëse ka filluar procedura kundër mjekëve amë të cilët nuk besojnë në virus dhe nuk i udhëzojnë njerëzit për mjekim, sipas informatës së Odës së mjekëve, dhe nëse nga të hospitalizuarit ka pacient të tyre., Filipçe tha se ka pacientë, të cilët shumë vonë lajmërohen në spital dhe këtë e ka treguar analiza e vdekshmërisë.

FIlipçe bëri thirrje të gjithë pacientët në spitale të tregojnë të dhëna të sakta, ndërsa për dhënien e informatave të pasakta tha se do të insistojë që kjo të sanksionohet.