Mjekët amë deri më tani nuk janë planifikuar në skriningun e planifikuar të kategorive të caktuara të pacientëve për KOVID-19, por ato ndoshta do të përfshihen më vonë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Mjekët amë nuk ishin planifikuar në skrining, sepse, pas kopshteve dhe të punësuarve në NQP dhe të tjerë të cilët kanë kontakt me shumë njerëz, tani bëmë edhe shumë analiza dhe testim në institucionet publike shëndetësore ku personeli kishte kontakt me pacientë”, deklaroi Filipçe, i cili tha se mjekët amë do të përfshihen me skriningun më vonë.
Sa i përket asaj se a është filluar procedurë kundër mjekëve amë të cilët nuk besojnë në virus dhe nuk i udhëzojnë qytetarët për mjekim, sipas një informacioni të Odës së Mjekëve, dhe se a ka nga të hospitalizuarit pacient të tyre, të cilët shumë vonë lajmërohen në spital dhe këtë e ka treguar analiza e vdekshmërisë.
“Mbi 30 për qind e rasteve të vdekjes janë nga dita e parë deri e pestë e hospitalizmit, që është dëshmi se pacientët, për fat të keq vonë vijnë në spital. Është shumë rëndë të konfirmohet shkaku. Ne mjekët amë dëshironim që t’i përfshijmë në punën e epidemiologëve, në kuptim të ndihmës për qasje më të lehtë drejtë pacientëve, për shkak të asaj që ata shumë lehtë kanë qasje deri te ata. Por, megjithatë, arritëm në përfundim se është mirë që epidemiologët të mbështeten nga personeli shëndetësor nga Instituti në Shkup, për shkak të asaj se ata kanë qasje më specifike nga aspekti epidemiologjik dhe përsëri që të mos përballemi me atë rezistencë të cilën e detektojnë mjekët amë te pacientët e tyre, siç regjistroi edhe Oda e Mjekëve”, tha Filipçe.
Ai tha se ende nuk e di se çfarë procedure do të ndërmerret për ata mjekë amë dhe se do të bisedojnë me ata.
“Tani jemi tërësisht të përkushtuar në punën e epidemiologëve të cilët janë simptomatik”, tha Filipçe.
Sa i përket termineve për testim, për çka pritet tre ditë, Filipçe tha se nëse ka indikacione për urgjencë mund të intervenohet edhe te mjeku amë dhe të bëhet kontakt me epidemiologun.
“Nëse dikush është rast urgjent le të lajmërohet edhe në spital, asnjëherë nuk do të refuzohet, e as të kthehet. Do të veprohet ashtu si duhet sipas të dhënave për testim”, potencoi ministri i Shëndetësisë.