Kontrolle të përforcuara dhe veprim i ashpër i inspektorëve ndaj atyre që nuk i respektojnë rekomandimet për parandalim të koronavirusit paralajmëroi sot kryetarja e Këshillit Inspektues Magdalena Filipovska-Grashkovska.
Në konferencën për shtyp në Qeveri, ajo tha se protokollet nuk janë komplikuar për implementim dhe porositi se çdo mosrespektim do të sanksionohet.
“Bëhet fjalë për të gjithë ne. Sa më shumë i respektojmë protokollet, sa më shumë ekonomistët me rregull i zbatojnë protokollet dhe i mbrojnë të punësuarit e tyre, përkatësisht sa më shumë të vetmberohemi, aq më shumë ndikojmë në shëndetin publik dhe kontribuojmë në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase ta tejkalojmë gjendjen në të cilën gjindemi”, theksoi Filipovska-Grashkovska.
Në periudhën nga data 4 deri më 9 qershor nga ana e gjashtë shërbimeve inspektuese janë bërë gjithsej 4.194 kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese.
Inspektorati i tregut ka konstatuar 15 shkelje të protokolleve për hapje të kafeneve dhe objekteve hotelierike dhe janë propozuar sanksione penale për katër objekte në Strumicë dhe Dojran, katër objekte në Ohër, dy në Gostivar, dhe nga një objekt në Manastir, Strugë, Prilep, Mavrovë dhe Ponikva. Janë konfirmuar edhe 20 shkelje për mosrespektim të mbrojtjes personale, mbajtje të rendit para hyrjes dhe brenda dyqaneve dhe mosrespektim të dekretit për ngrirje të disa prodhimeve ushqimore.
Filipovska-Grashkovska apelon edhe njëherë të respektohen protokollet deri në fund dhe në atë mënyrë të mbrohen edhe të punësuarit dhe klientët.
Inspektoratët e punës në këtë periudhë kanë bërë 586 kontrolle te punëdhënësit te të cilët janë të punësuar rreth 8.300 persona. Janë marrë 11 vendime dhe 35 indikacione nga të cilat pjesa më e madhe janë për mosmbajtje të pajisjes mbrojtëse dhe largim të punësuarve nga grupet e rrezikuara. Nga kontrollet e bëra te këto punëdhënës është konstatuar që më shumë se 120 persona janë liruar për shkak të kujdesit të fëmijëve nën moshën 10 vjeçare, rreth 40 persona në bazë të sëmundjes kronike dhe 35 gra shtatzëna.
Nga ana e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë zbatuar 110 kontrolle. Janë dhënë 560 vendime për personat të cilët e kanë lëshuar karantinën shtetërore pas testit të marrë negativ dhe janë dërguar në izolim shtëpiak. Agjencia për ilaçe ka kryer 26 kontrolle dhe nuk janë konstatuar lëshime specifike.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka bërë 167 kontrolle në disa objekte nëpër qytetet e shtetit. Me ç’rast është dhënë një urdhëresë shkelëse pagesore për lëshim në qarkullim të miellit pa analizë të kryer, ndërsa janë sjellur edhe 10 vendime për përmirësim të higjienës në objekte dhe janë shqiptuar 14 masa të edukimit.
Gjatë kontrolleve inspektuese të kryera nga fusha e transportit janë shënuar 17 shkelje dhe atë 12 shkelje te traporti i veçantë për të punësuar në Shtip, katër shkelje te transporti për të punësuar në Milladinovc dhe një shkelje për transport të të punësuarve në Veles.
Para dy ditëve, Qeveria në seancën e 63-të solli vendim të vendosen kontrolle të përcorcuara inspektuese në ato vende ku është regjistruar numër i rritur i të sëmurëve. Një pjesë e atyre qyteteve janë Shkupi dhe disa komuna të Shkupit, Kumanova, Tetova…