Kumtesë e VMRO-DPMNE-së për koronavirusin dhe zgjedhjet


Për dhjetë ditë në Maqedoni, ka 1141 të infektuar të rinj dhe 31 të vdekur nga korona, ndërsa për Zaevin prioritet janë zgjedhjet më 5 korrik.

Në një ditë kur Maqedonia shënon shifra të zeza të 125 rasteve të reja dhe 7 vdekjeve, Zoran Zaev flet për zgjedhjet e 5 korrikut.

Kjo vetëm tregon se sa të shkëputur janë nga realiteti si LSDM-ja, ashtu edhe Zoran Zaevi. Në vend që prioritet të jetë shëndeti dhe jeta e qytetarëve, ata po i bëjnë përllogaritjet partiake për të mbajtur zgjedhje të shpejta në të cilat ata do të humbnin më pak, madje edhe me koston e jetës njerëzore.

LSDM-ja për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe vazhdimit të fushatës gjatë epidemisë krijoi klaster nga zyrtarët e tyre, ndërsa tani po flasin për një fushatë zgjedhore në të cilën mund të infektohen mijëra qytetarë të tjerë të Maqedonisë.

Vetëm që nga fillimi i qershorit, pasi Zaev dhe LSDM folën për normalitet të ri të rremë në Maqedoni, ka 1141 të infektuar të rinj dhe 31 të vdekur.

Në vend të politikës dhe zgjedhjeve, përparësia e tyre kryesore duhet të jetë ballafaqimi me epideminë. Maqedonia sipas përballjes me epideminë është renditur ndër më të këqijat në botë, ne jemi mbajtësit e rekordeve në Ballkan sipas të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi në një milion banorë. Sidoqoftë, këto parametra të zi nuk e pengojnë Zaevin ta kthejë Maqedoninë në një Vuhan evropian, vetëm dhe vetëm për ta shpëtuar karrierën e tij politike.

VMRO-DPMNE është ndryshe nga LSDM-ja. Shëndeti dhe jeta e qytetarëve duhet të jenë në rend të parë. Zaev do t’i humbasë zgjedhjet herët a vonë, sepse në këto tre vjet regjim hibrid ai ka krijuar korrupsion, krim dhe varfëri. Qytetarët e shohin këtë dhe do ta ndëshkojnë.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së