Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka konfirmuar se procesi i dialogut nuk do të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi.
Hoti ka thënë se procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai si kryeministër dhe se nuk do të ketë marrëveshje finale e cila do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Dialogun do ta udhëheq unë, pasi që kështu e thotë Kushtetuta. Dialogu çon në njohje reciproke, anëtarësim në OKB, shfuqizim të Rezolutës 1244 dhe njohjen e nga pesë vendet e BE-së”, është shprehur Hoti.
Hoti nuk ka mund ta konfirmojë nëse marrëveshja finale me Serbinë do të përmbyllet deri në fund të vitit.
Duke folur për një konferencë të mundshme ndërkombëtare për Kosovën, Hoti tha se nuk e di qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës.