Goditen nga rrufeja, ngordhin 20 krerë bagëti në Gramsh


Si pasojë e motit me keq me shkrepëtime kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja raporton se tufa e bagëtive janë goditur nga rrufeja në Gramsh dhe për pasojë kanë ngordhur.

Raportohet se katër barinjtë kanë qenë duke kullotur dy tufat e bagëtive kanë shpëtuar mrekullisht. Ditën e djeshme, nga rrufeja u godit një bari në fshatin Shijon dhe për fat të mirë arriti që të shpëtonte falë ndihmës që ju dha nga mjekët.

Lexo edhe: Reshjet në Librazhd: Bllokohen automjetet, kërkohet ndërhyrje për shpëtimin e njerëzve

Kujtojmë këtu se reshjet e shumta të shiut janë bërë shkak për përmbytje të zonave të ndryshme në Berat e Librazhd. Si shkak i përmbytjeve në unazë janë bllokuar makinat. Më tej u kërkua ndërhyrje për shpëtimin e njerëzve që ndodhen në automjete.