Ditë më parë në rrjetet sociale dhe në disa portale kanë qarkulluar disa fotografi kinse babai i Vjosa Osmanit ishte pjesë e Policisë Serbe, por e vërteta është ndryshe.
Ndaj këtyre raportimeve ashpër ka reaguar edhe vet kryetarja e Kuvendit.
Osmani ka theksuar se ky atakim ka qenë i pritshëm ndaj saj.
“Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjetë një fotografi të dy policëve serbë dhe pa fije turpi gënjejnë se njëri nga ta në foto është babai im Raif Osmani”, ka shkruar ajo.
Por, në lidhje me këtë ka reaguar edhe biznesmen i suksesshëm në Gjermani, Sakip Vojvoda, i cili ka zbuluar të vërtetën e madhe për babain e Vjosa Osmanit.
Vojvoda zbulon një të vërtetë të madhe se babai i Vjosa Osmanit, Raifi, në vitin 1990 ka qëndruar në odën e Shaban Jasharit, ku në atë takim ka qenë prezent edhe Komandanti legjendar Adem Jashari.
“Sa për informim babai i Vjosa Osmanit, Raifi në vitin 1990 ka qëndruar në odën e Shaban Jasharit, ka qenë prezent Adem Jashari dhe nga këto aktivitete të asaj kohe Ademi dhe të tjerë ka shkuar për ushtrime në Shqipëri”, ka treguar Vojvoda, përcjell “Bota sot”.
Ai me tej shprehet se për aktivitetin e asaj periudhe të Raif Osmanit dhe kolegëve tjerë munden me fol personat që kanë qenë të kyçur në këto punë, stafi politik i LDK-së dhe anëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, disa kanë qenë të burgosur me 1994 disa nuk jetojnë më, por ka mjaft që ende jetojnë dhe është mirë të deklarohen dhe të tregojnë të vërtetën.
“Kundër shpifjes -për drejtësi. Unë Sakip Vojvoda deklarojë se personat e botuar në foto janë të panjohur, dhe se nuk është babai i Kryetares së Kuvendit të Kosovës.
Raif (Ramadan) Osmani babai i kryetares së Kuvendit të Kosovës,Vjosa Osmanit ka punuar në Sekretariatin e mbrojtjes së përgjithshme popullore në sektorin e rekrutimit. Është largu nga puna në vitin 1989 pas ndryshimit të kushtetutës së Kosovës. Unë Sakip Vojvoda marr vendin e tij të punës dhe atë ditë që unë e kam zëvendësuar me Raifin Osmanin e kemi festuar me drekë në restorantin “Vicianum” të Vushtrrisë. Ne kemi qene shokë dhe kolegë. Jemi organizuar shumë shpejt me Ministrinë e Mbrojtjes se Kosovës, ne vitin 1990 jemi taku dhe kemi koordinuar aktivitetet me Hajzer Hajzerin.
Sa për informim babai i Vjosa Osmanit, Raifi në vitin 1990 ka qëndruar në odën e Shaban Jasharit, ka qenë prezent Adem Jashari dhe nga këto aktivitete të asaj kohe Ademi dhe të tjerë ka shkuar për ushtrime në Shqipëri.
Ky artikull është qëllim keq dhe është pjesë e luftës speciale që udhëhiqet nga armiqtë e Republikës së Kosovës. Për aktivitetin e asaj periudhe të Raif Osmanit dhe kolegëve tjerë munden me fol personat që kanë qenë të kyçur në këto punë, stafi politik i LDK-së dhe anëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, disa kanë qenë të burgosur me 1994 disa nuk jetojnë me, por ka mjaft që ende jetojnë dhe është mirë te deklarohen dhe te tregojnë te vërtetën.
Raif Osmani dhe familja e tij janë patriot dhe e kane luftuar pushtetin e Serbisë dhe Jugosllavinë ne atë periudhe kohore, ketë e dinë qytetarët e Mitrovicës me rrethinë
Besoj që me këtë shkrim do të duhej të merret prokuroria e Kosovës dhe AKI, ndërsa autori i artikullit me pronar i portalit të paditen e të dënohen për shpifje apo nga kush paguhen për këtë punë që e bëjnë”, ka deklaruar Sakip Vojvoda.