Mehazi: Mos ia hudhni llafet Alisë për Kryeministër shqiptar, në politikë çdo gjë është e mundshme

Analisti Sulejman Mehazi ka përkrahur idenë e Ali Ahmetit në lidhje me kryeministrin e parë Shqiptar. Sipas Mehazit në politikë çdo gjë është e mundshme, përcjell TS.

“Mos ia hudhni llafet Alisë për Kryeministër shqiptar, në politikë çdogjë është e mundshme

“Po nëse LSDM-ja e VMRO-ja gjatë Zgjedhjeve Parlamentare marrin nga 50 deputetë, e për të formuar Qeveri ju duhen dhe 11 deputetët e partive shqiptare. E nëse Ali Ahmeti për formimin e Qeverisë kushtëzon partitë maqedonase për Kryeministër shqiptar, ahaa, mos ia hudhni llafet e Alisë se si dihet, në politikë çdogjë është e mundshme, edhe Haradinaj me më pak deputetë u bë Kryeministër i Kosovës” ka shkruar Mehazi

Ndryshe idenë e Ali Ahmetit e kanë mbështetur shumë figura publike maqedonas dhe shqiptar.