Filipçe: Për momentin nuk diskutohet për hapjen e kufijve


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë pyetjeve të gazetarëve mbi hapjen e kufijve të shtetit ai tha se për momentin nuk është në plan një diskutim i tillë. Por ai tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me vendet fqinje të rajonit dhe shkëmbejnë informacione dhe në bazë të saj do të merren edhe vendimet, por për momentin numri në vendin tonë është shumë i lartë.