Nga: Ali Ibraimi
Zoti Kryeminister Z. Zaev e lodhet masën, vendoseni që me 14 Qershor (një ditë më herët apo ma vonë nuk prishë punë), vendoseni të nënshkruani marrëveshjen me shtetin Grek, aq shumë e pritur nga medjat këta ditë, që të mbarojë kjo agoni.
Sepse, jo vetëm për gazetarët, por edhe “intelektualet” shqiptare, lideret politik, por edhe për masën popullore ma me rëndësi është mbyllja e kontekstit të emrit të Shtetit FYROM se sa thelbi i asajë marrëveshje. Për fat të keq.
Unë kam mbet me një pakicë që jemi të interesuar se, cili do jet emri i shtetit, e jo kur po ndërrohet ai. Ata që mendojnë si une, antarsimi ne NATO nuk do të thotë siguri. Argumente e kemi Shtetin Turk, antarsimi në NATO e siguron nga jashtë por jo nga armiku i mbredshëm.
NATO-ja nuk e parasheh ne Statusin e sajë ndërhyrje në punët e mbredëshme të një antari të sajë.
Po flasim për emrin e shtetit, që ne shqipfolësit do mbesimi edhe 200 vite nën prokurën e popullit sllavomaqedon. Më vjen keq edhe për sllavomaqedonët që po marrin këtë pëgjegjësi, me ruajt jetima kaq kohë, për momentin, nuk po më doket një mjerkë e mirë. Mandej, ne shqiptarët jemi pak edhe “zavrak” (nuk e di shqip si i thojnë bukfalishte zavrakit, më falni).
Edhe 200 vite do të ndodhin edhe luftëra tjera mes gjenerateve tjera mes popujve të ndryshëm në ballkan. Arsyejet gjithëherë do të jen; se ki vendë është djep i civilizimit tonë dhe e kundërta. Argumentet nga dyja anët në konfliktë do jen: ki vendë nga ky vit në atë vit u quante kështu e jo ashtu… (Maqedoni…Kosovë…Metohi…Bosnja…) Në fundë të filmit (pas 200 viteve) në ballkan më zdo jen kombet që njihemi tash, por gjithë ballkani do jen një racë e përzier, që mezomakeq më u zgjuhe prej varri me i pa cfar njerëzi do ikesh menjiher ne varr dhe do i kapni me dy duarte flokët, natyrishtë, si tju ket mbetur ndonjë kime. Po e dramatizoj pak por nuk jam shumë largë realitet.
Ka dikush të më bindë se armiqësija mes Serbëve dhe Shqiptarëve për Kosovën nuk i ka zanafillen tek emri i teritorit…provoheni t’a emërtoheni Kosovën Dardani…të shohim a po reagon dikush…me pak imagjinatë do e kuptoni cfar klime politike do të krijohet në ballkan e më gjerë.
Ky ishte një nga argumentet për ata “intelektual” shqipfoles që po i ndëgjoj se, “për neve ska lidhje si quhet vendi”. Aty ku mbjellim gjenerata njerzish ska lidhje si quhet emri?!!! Miqë të dashur, dru dushku me mbjell duhet të kujdesësh si emerohet emri i malit, e jo më për gjenerata njerëzish të mos të jesh i kujdesëshëm. Po kuptoni?
Për emrin e shtetit FYROM-it unë jam prononcuar disa herë në rrjetet sociale dhe në medja të ndryshme.
Emeri Neutral i zgjidhë të gjitha problemet politike.
Por ama po hetoj një fenomen të cuditetëshëm: disa intelektual shqiptare (edhe jashtë FYROM-it) definicionin e fjalës NEUTRAL nuk e kan të qartë.
Kjo si rezulltat i disa sistemeve që kemi kaluar.
Për momentin shqiptarët jane të edukar vetëm të bëjnë Amin . Bile dikush e zgat AAAAAAMMMMIIIIIIIIIIIIN.
Alius, Republika e Shkupit/Skopje