Lëvizja BESA: BDI e dobët, shpëtimin e sheh te unifikimi i partive shqiptare, ndërsa kur është në Qeveri harron unifikimin

Kjo që sot BDI po mundohet të imponohet në hapsirën mediale duke shpikur ide të
paqendrueshme në momentin politik në të cilën ndodhemi, na jep të drejtë të dyshojmë se BDI sa
herë që ndien rrezik mundohet të kërkojë zgjidhje përmes thirrjeve për unifikim të partive
politike shqiptare. Këtë BDI e bëri edhe në vitin 2016 duke imponuar deklaratën e përbashkët të
partive politike parlamentare shqiptar, që më vonë e devalvoj dhe në fund kur u pozicionua në
Qeveri dhe e harroi të njejtën. Prandaj, ne sot e pyesim publikisht BDI se a i ka përmbushur
zotimet e Deklaratës së Përbashkët dhe a ka thirrur Tryezën e Partive Politike për të dhënë llogari
ashtu si obligohet në atë dokument?

Ne nuk do lejojmë që Lëvizja BESA të përdoret për realizimin e agjendave partiake të BDI-së
dhe njëkohësisht i bëjmë apel edhe partive tjera politike shqiptare të mos bien në grackën e njejtë
që BDI i’a bëri edhe në vitin 2016.
Në vitin 2016 kur BDI u përgjysmua, shqiptarët arritën të realizojnë më shumë të drejta si dhe u
realizua prioriteti kryesor – antarësimi në NATO, prandaj jemi të bindur që edhe në këto zgjedhje
përgjysmimi i BDI-së do jetë fitorja më e madhe për gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

BDI duhet të jetë e vetëdijshme se më lehtë për postin e Kryeministrit mund të negocijojë
Lëvizja BESA pasi që është pjesë e një koalicioni që do sigurojë mbi 61 deputetë, sesa BDI e
cila këtë herë duhet të jetë e kënaqur nëse arrin të merr 6 ose 7 mandate, dhe për këtë renie të
BDI-së fajtorë nuk janë shqiptarët por politikat e tyre të gabuara, krimi dhe korrupsioni i pa
pastruar brenda partisë dhe lodhja nga keq qeverisja për 18 vite si në pushtetin qendror ashtu
edhe në atë lokal.

07.06.2020
Shkup Lëvizja BESA