Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka përkujtuar 6 qershorin – datën e djegies së shtëpive dhe bizneseve shqiptare në Manastir nga ana e grupeve të organizuara huliganësh dhe piromanësh maqedonas.
“Manastiri qyteti në të cilin është krijuar alfabeti shqip. Ai alfabet me të cilin sot po shkruajmë ne. Manastiri qyteti i Kongresit të Alfabetit! Sot është një ditë për t’i kujtuar shqiptarët e mbijetuar të Manastirit.
Kjo ditë pra 6 qershori i vitit 2001 ka të bëje me shkatërrimin e të gjitha pronave shqiptare dhe djegien e pronave private dhe objektet afariste të tyre pra për t’i larguar ata nga vendi. Janë djegur afër 90 dyqane dhe 60 shtëpi.
Sot në Manastir dhe rethinë, për fat të keq kemi të mbijetuar afër vetëm 3.000 shqiptarë. Respekte për ata që sot janë shqiptarë e nuk janë asimiluar, ata nuk u mposhtën por mbijetuan dhe as nuk ikën jashtë vendit. Ne që e ndjejmë veten shqiptarë dhe nëse jemi njerëz duhet të punojmë shumë për tu dhënë ndihmë atyre që të mos t’i humbim kurrë!
Është faj i madh që do të na ndjek sa të jetë jeta madje deri në varre! Përulje dhe respekte për çdo frymë shqiptari që kemi në Manastir! Ata i japin frymë ndryshe Manastirit!”, ka shkruar Ziadin Sela.
Ja postimi i tij në Facebook: