125 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 8 pacientë janë shëruar. 2 persona kanë humbur jetën, njëri pacient nga Prilepi në moshën 73 vjeçare i shtruar në klinikën “8 Shtatori” nga 19 maji dhe tjetri pacient nga Strumica 67 vjeç i shtruar në Klinikën e Neurokirurgjisë nga 18 maji.
Rastet e reja sipas qyteteve :
“Në Shkup-46, Kumanovë-19, Shtip-17, Prilep-1, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-3, Manasir-1, Ohër-5, Gostivar-6, Koçani-1, Delçevë-1 dhe Negotinë-2”.
Ministri i shëndetësisë përmes fejsbukut i porositi mediet të mos publikojnë informacione të paverifikuara për numrin e të sëmurëve me Kovid-19. Ai thotë se një numër i madh i mediave herët në mëngjes publikojnë informacione dhe pothuajse gjithmonë të pasakta për numrin e të sëmurëve të rinj.
“Me këtë shkaktohet konfuzion te popullata dhe mosbesim në institucionet, ndërsa sinqerisht besoj se ky nuk është qëllimi. Publikimi i numrit të të infektuarve të rinj me Kovid-19 nga na e mediave nuk duhet të jetë garë e ekskluzivitetit, sepse bëhet fjalë për informacione të ndjeshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, tha Filipçe në profilin e tij ne Fejsbuk.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2915, numri i pacientëve të shëruar është 1640, numri i vdekjeve është 151, dhe numri i rasteve aktive në vend është 1124.