COVID-19 në RMV, pacientët që shërohen nga kanceri ankohen se ua anulojnë kontrollet shëndetësore


Personat të cilët përballen me kancer gjatë krizës KOVID-19 janë sjellë në situatë të palakmueshme, pasi që u anulohen kontrollet shëndetësore, reagojnë nga “Jemi dashuri“, një grup i pacientëve të cilët shërohen nga kanceri.

“Ky anulim deri diku mund të mbahet me qëllim që të mbrohen nga virusi korona, por kur ajo prolongohet në afat të gjatë mund të sjellë deri në komplikime. Për shembull pacientët dhe pacientet me kancer në gji për momentin janë të penguar që të bëjmë kontrolle eho ose mamografike edhe ajo do të anulohet edhe më shumë, duke mos respektuar masat nga ana e individëve të caktuar”, vlerëson grupi “Jemi dashuri”.

Ata shtojnë se një pjesë e këtyre pacientëve pranojnë kimi-terapi e cila shkakton dhimbje në kocka dhe muskuj, për shkak se mjekët rekomandojnë çdo ditë që të ecin, por edhe të bëjnë aktivitetet./Portalb