Dita e dytë e karantinës për Shkupin, Tetovën, Kumanovën dhe Shtipin


Për qytetarët e të gjitha komunave në Shkup, komunat përreth Shkupit Haraçinë, Zhelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në komunat Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc, sot janë në ditën dytë të karantinës së plotë e cila do të zgjas deri të hënën.

Ora policore prej 80 orëve filloi të enjten nga ora 21:00 pasdite dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas vendimit të Qeverisë në të gjitha qytetet e tjera sot dhe nesër, ora policore cila fillon në orën 16:00 dhe zgjat deri ditën tjetër deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Vendimi për vendosjen e sërishme të ndalesës për lëvizje është marrë në pajtim me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektuese, me qëllim të reagimit të shpejtë dhe efikas për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.