Numër i ri rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Maqedoni të Veriut. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 177 raste të reja dhe dy viktima. 105 prej tyre janë nga Shkupi, ndërsa rajoni i dytë me numrin më të madh të infektuarve është Likova me 26 raste të reja. Në këtë Komunë ka 58 raste aktive.
Qytetet me më shumë raste
Shkup 105
Kumanovë (Likovë) 26
Shtip 15
Tetovë 13
Shtipi regjistron sot 15 raste, ndërsa Tetova 13. Sipas Në Gostivar janë regjistruar 8 raste të reja, ndërsa në qytetet tjera kryesisht nga një rast. Në Veles ka katër pacientë të shëruar. Në Dibër është evidentuar një rast i ri pas më shumë se 50 ditëve. Nga skrining testimet nuk ka asnjë rast pozitiv.Ministri Venko Filipçe thotë se vendi është futur në valën e dytë të virusit.
Nuk ka dyshim se kemi të bëjmë më vlen e dytë e cila ka ardhur si pasojë mos respektimit të masave dhe grupimeve. Këtë e ka vërtetuar edhe hetimi i hollësishëm në anketa epidemiologjike. Megjithatë numri i madh i të infektuarve vjen edhe nga numri i madh i testeve- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Filipçe shtoi se zbrazja e Shkupit drejt qyteteve që nuk janë në karantinë, nuk nënkupton që masat nuk duhet respektuar.
Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
“Ku do që të shkojnë qytetarët, duhet t’i respektojnë masat dhe duhet të mësohen me vendosjen e maskave, ruajtjen e distancës dhe pastrimin e duarve”.