Ministri Filipçe gjatë konferencës së sotme për shtyp apeloi edhe një herë qytetarët që të respektojnë rregullat, siç janë maskat, distanca fizike dhe dezinfektimin i duarve. Ai tha se çdo gjë varet nga ne, nëse respektojmë masat, atëherë edhe numri nuk do të jetë kaq i lartë, dhe do të kemi një ulje graduale të numrave në ditët në vijim dhe automatikisht do të kemi edhe lehtësim të masave.