Nga 24 testimet e fundit të kryera në rajonin e Gostivarit, janë zbuluar 8 raste të reja me Kovid-19. Prej këtyre të prekurve nga Kovid-19, nga Gostivari janë 2 persona, ndërsa 6 të tjerët nga Komuna e Vrapçishtit.
Nga fillimi i pandemisë, në rajonin e Gostivarit janë kryer 438 testime, prej tyre 41 persona kanë rezultuar pozitiv. Numri më i madh vjen nga komuna e Vrapçishtit 20, Gostivarit 19 dhe 2 nga Komuna Mavrov-Rostushë. Deri tani janë shëruar 18 persona, mes të cilëve edhe 5 punonjës shëndetësorë. Si pasojë e virusit Korona në rajonin e Gostivarit, deri tani kanë ndërruar jetë tre persona.