Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 1.147 të infektuar, 30 viktima dhe 874 të shëruar


Rastet e para me COVID-19 në Kosovë, u shënuan më 13 mars. Nga ajo datë deri më 4 qershor janë evidentuar 1.147 raste me këtë virus me gjithsejtë 30 viktima. Ndërsa 874 pacientë janë shëruar.

“Nga data 08 shkurt deri më 04 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.880 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.147 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 874 raste”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Ndërsa në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 04 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.625.777 raste të COVID-19 dhe 389.102 raste të vdekjes.