Infektologu Fadil Cana në emisionin “Rruga Drejt” komentoi rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 në vendin tonë. Cana thekson se numri i lartë i rasteve është si rezultat i heqjes së përnjëhershme të masave restriktive, që sipas tij janë bërë me ndikim politik.
“Maqedonia e Veriut është i vetmi shtet ku nga masa restriktive, kaloi në ndërprerjen aty për aty të të gjitha masave, të cilat edhe një herë e theksoj se ishin të ndikuara politikisht dhe nuk kaloi në atë lehtësimin e masave në mënyrë graduale dhe si pasojë e kësaj jemi në këtë situatë”, tha Cana.