Skandaloze! Dioqeza e Vardarit kontra shtetit! Në orë policore thërret për tubim masiv në kisha!


Edhe pse që prej sonte hyjnë në fuqi masat restriktive, gjegjësisht aplikimi i orës policore Dioqeza e Vardarit nuk përfill vendimet e qeverisë. Ditën e premte kur shënohet Dita e Shpirtrave, Dioqeza e Vardarit orienton qytetarët që në vend që të shkojnë në varreza, të vdekurit ti nderojnë me shkuarje në kisha, dhe atë në kohën e ndalesës së lëvizjes, ditën e e premte dhe të shtunë nga ora 08 deri 14, ndërsa I porositë që me vete të marin bukë misri, verë të kuqe dhe listë të të arfërme dhe miqve që kanë ndërruar jetë.

‘Ju ftojmë që masivisht dhe në mënyrë dinjotoze t’i nderojmë dhe kujtojmë të gjithë vllezërve dhe motarve tpna të ndjera’ –thuhet në kumtesën e Dioqezës së Vardarit.

Ky veprim bie ndesh me vendimin e qeverisë , që gjatë festës fetare ‘Dita e shpirtrave’ të ndalohet vizita në varreza në territorin e të gjithë shtetit, përveç për ceremoni varrimi.Sipas vendimit për ndalesën e lëvizjes që e solli Qeveria, në varreza nuk duhet shkuar në periudhë nga e enjtja (4 qershor) prej orës 21:00 deri të hënën (8 qershor) deri në orën 05:00.