Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar kërkon nga politikanët që sa më parë të arrijnë marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Ai theksoi se Koronavirusi do të vazhdojë të jetë prezent edhe për një kohë të gjatë, andaj vendimi për zgjedhje nuk do të jetë më i lehtë nëse shtyhet për më vonë.
https://www.youtube.com/watch?v=INyZM2e6Ykg&feature=emb_title
Nuk mendoj se na takon të ju tregojmë kur duhet të mbahen zgjedhjet në vendin tuaj. Shoh se ka dy situata, nga njëra anë nuk keni Kuvend, keni Qeveri teknike me funksione të kufizuara, keni gjendje të jashtëzakonshme që nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Pra nuk është gjendje e qëndrueshme dhe veçanërisht tani me Koronavirusin ju duhen institucione. E nga ana tjetër, keni rritje të rasteve. Pra iu takon politikanëve tuaj t’i balancojnë dy situatat dhe të shohin kur është momenti i duhur kur mund të keni zgjedhje”-pohoi Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.
Euroambasadori sqaroi se Komisioni Evropian shumë shpejtë do t’ia prezantojë shteteve anëtare kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe pasi shtetet anëtare ta aprovojnë e njëjta do t’i prezantohet Shkupit. Tha se në thelb të kornizës negociuese do të jetë metodologjia e re e zgjerimit të BE-së dhe do të theksojë nevojën për zbatimin e marrëveshjeve me fqinjët, Greqinë dhe Bullgarinë.