Kovid-19, Likova me 17 raste të reja, Kumanova me 2


19 të infektuar të rinj nga Kovid-19 janë regjistruar në rajonin e Kumanovës, konfirmoi për TV21, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë, Arif Latifi.

Nga këto raste, në fshatin Nikushtak janë 9 raste, në Mateç 7 raste dhe një rast është në Vaksincë.