Rreth dy orë e gjysëm ka zgjatur një dramë në qendër të Shkupit, raporton A1On. Sipas këtij portali në një kafiteri në rrugën Boemska rreth dy orë e gjysëm nuk janë lejuar inspektorët të kontrollojnë lokalin nëse po respektohen masat kundër epidemisë.
Inspektorët kanë insistuar të futen brenda lokalit, pasi kanë vërejtur se aty ka mysafirë, gjë që nuk lejohet sipas masave kundër epidemisë. Inspektorët janë penguar nga kamarierët të futen brenda, kurse pas dy orë e gjysëm pritje nga lokali ka dalur një politikan i lartë, transmeton Gazeta Lajm.
Burime nga inspektorati kanë thënë se brenda lokalit ka qenë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Inspektorati sonte ka paralajmëruar pres konferencë të jashtëzakonshme.