Me 82 raste aktive me koronavirus, Tetova me rrethinë llogaritet si zonë e rrezikshme me përhapje të lokalizuar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1 viktimë, 5 raste të reja dhe tetë persona të shëruar. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë thonë se është regjistruar një kllaster i ri në një fabrikë me mbi 400 të punësuar në Bërvenicë.
Është e vërtetë se ka një kllaster të ri me më tepër se 100 punëtor pra një mini fabrikë tekstili. Bëhet evaluimi i situatës aty brenda i punëtorëve që punojnë aty. Po ashtu ka filluar edhe marrja e strishave në numër më të madh, pra si një lloj skriningu që të shihet personeli tjetër a ka simptoma dhe a janë pozitiv me kovid 19. Në dhjetë ditshin e fundit kemi gjithsej gjashtë kllasterë të ri kontaktet e të cilëve janë izoluar dhe tek shumica janë marr brise”-tha Naim Skenderi, IPSH.
Por nga kjo fabrikë hodhën poshtë pretendimet se ka të prekur nga virusi mes të punësuarve.
Sa i përket situatës me virusin korona, për momentin në ndërmarrje, nuk ka asnjë të infektuar me Covid 19. Verifikimin mund ta bëj edhe Qendra e shëndetit publik. Rekomandimet për distancë mes të punësuarve, mbajtje të higjienës së punëtorëve dhe dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe makinave realizohet në tërësi dhe për çdo ditë”-pohoi Fabrika në Bërvenicë.
Kreu i komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti kërkoi nga qytetarët t’i respektojnë masat.
Apeli im është që qytetarët me përgjegjësinë më të madhe t`i respektojnë rregullat, të mos grupohen të mbajnë distancën të përdorin maskat”-theksoi Enver Pajaziti, Kryetar i komunës së Brvenicës.