Në sallën e mbledhjeve të qeverisë tashmë kanë mbërritur ministrat në detyrë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deri me tani nuk është parë ndonjë ministër nga radhët e LDK-së të ketë hyrë në sallën e mbledhjes.
Ndërkohë, e pranishme është edhe ministrja në detyrë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.
Kjo mbledhje e qeverisë në detyrë po mbahet një orë para se në Kuvendin e Kosovës të votohet Qeveria Hoti./kp