Nuk do të ketë karantinë nëse numri i rasteve do të bie në ditët në vazhdim


Kryeministri teknik Oliver Spasovski për Tv24 ka thënë se nëse në ditët në vazhdim do të ulet numri i të infektuarve me koronavirus, atëherë nuk do të ketë karantinë në disa komuna të caktuara.

“Qeveria është në kontakt të vazhdueshëm dhe nëse vlerëson se ka nevojë për masa restriktive shtesë kjo do të bëhet. Nëse fillojnë të bien numrat në dy tre ditët e ardhshëm, atëherë nuk ka nevojë për vendosjen e masave restriktive shtesë. Nëse numrat rriten, gjithsesi se do të mendohet për masa të karantinat për rajone të caktuara ose komuna. Nëse kështu zhvillohet situata, ku të gjithë klasterët janë të njohur, atëherë nuk do të ketë nevojë për masa të izolimit”, ka thënë Spasovski.