Njerëzit bëjnë presion për të hyrë në Kosovë, por policia e doganës së Kosovës i kthen mbrapsht. Disa persona paraqesin vërtetime se nuk janë të sëmurë, por dogana kërkon test anti Covid-19.
Policia e Pikës Kufitare në Vërmicë, sapo ndaloi dy persona të moshës rreh 25 vjeç për shkak të mosbindjes ndaj policisë, raporton TV Prizreni.
Policia e doganës së Kukësit e ndihmon atë të Kosovës për të pastruar sheshin, por sheshi mbushet sërish me njerëz dhe makina.
Situata është e acaruar pasi qytetarët janë bërë nervozë, kërkojnë shpjegime pasi pengimi u duket absurd.
Pengohen edhe disa persona që shkojnë për një rast vdekje në Kosovë.