Azem Sadiku: Në Studeniçan, tani ka filluar të besohet se ekziston Koronavirusi

Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku përmes emisionit “Top Tema” në Televizionin Telma u bëri thirrje bashkëfshatarëve të tij që të shmangin tubimet dhe të respektojnë masat për mbrojtje ndaj koronavirusit, pasi sot një familje prej pesë anëtarëve nga kjo komunë doli pozitiv me virusin Kovid-19.

– Megjithëse përmes komunës kemi ndërmarrë masa serioze mbrojtëse, unë bëj thirrje për disiplinim maksimal për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit, për të shpëtuar jetën tonë dhe jetën e familjeve tona. Unë komunikoj edhe me zyrtarët fetarë, para festës u dhamë një urdhër që t’u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre në mënyrë që kjo e keqe të mposhtet .
Për momentin në komunën e Studeniçanit ka 13 persona të infektuar me koronavirus në Studenicani që të gjithë janë në mjekim shtëpiak dhe po ndjehen mirë, dhe një banor i komunës ka ndërruar jetë, ka thënë Sadiku.

Sipas tij, nuk ka pasur tubime të mëdha të qytetarëve në Studeniç, por ai tha se sidomos në fillim fshatarët nuk besuan se ekziston një virus dhe pjesa e madhe nuk u janë përmbajtur masavee.

– Në dy ose tre ditët e fundit, njerëzit megjithatë kuptuan rrezikun dhe shmangën kontaktea. Prandaj, mund të mos ketë nevojë për një karantinë të komunës, por duhet të merren respektime të rrepta të masave mbrojtëse – ka sqaruar Sadiku Sadiku.