Llukarevska: Nuk duhet të rrezikohet e drejta e pushimit tonë vjetor me zgjedhje në mes të verës


Bartësja e njësisë zgjedhore numër 2, Sanja Lukarevska nga radhët e LSDM-së e cila është edhe drejtore e Drejtorisë së të Hyrave Publike, tha se “demokracisë tonë kuvendare, ekonomisë dhe shëndetit publik i nevojitet Kuvend i ri aktiv, në mënyrë që të merren të gjitha vendimet e domosdoshme për menaxhimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike”.

“5 korriku është data kur do të ndodhin zgjedhjet, është 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas ligjit. ne nuk kemi të drejtë dhe nuk guxojmë t’i lëmë qytetarët të zgjedhin nëse duan të shkojnë në pushim apo duhet të shkon në zgjedhje, për shkak se zgjedhjet duhet të ndodhin sipas afateve ligjore”, tha Llukarevska.

Ajo tha se asnjëri prej nesh, as institucionet as paria politike nuk guxon të lejojë që të vendos në konflikt të drejtën e votimit me të drejtën e pushimit.

“Asnjë qytetarët nuk guxon t’i rrezikohet e drejta e pushimit për shkak të disa ideve që zgjedhjet të mbahen gjatë verës”, tha Lukarevska.

Sipas saj, nevojiten institucione funksionale për ekonomi të re dhe për krijim të vendeve të reja të punës dhe aktivizim të turizmit vendor.