Tre ushtarak turq vriten gjatë përleshjes me pjesëtarët e kurdëve


Mediat e Turqisë kanë njoftuar se gjatë një përleshje mes forcave të ushtrisë së Turqisë dhe pjesëtarëve të grupit PKK në provincën Hakari, janë vrarë tre ushtarakë dhe janë plagosur dy të tjerë.

Dje pasdite forcat e grupit PKK duke hedhur raketa amerikane me dirigjim kundër ushtarëve që garantonin sigurinë e rrugës në rajonin Shamdinli të provincës Hakari në juglindje të Turqisë, kanë vrarë tre ushtarë turq dhe kanë plagosur dy të tjerë. Mediat e Turqisë kanë shkruar se forcat e grupit PKK kanë marrë me mijëra kamionë armë të sofistikuara nga amerikanë dhe përsëri duke përdoru armë të tilla kanë vrarë ushtarët e ushtrisë së Turqisë.

Mediat turke shkruajë se ky sulm raketor i grupit PKK është kryer nga rajoni Basian në veri të Irakut. Qeveria e Turqisë pretendon se Amerika u ka dhënë mbi 5000 kamionë armë të sofistikuara forcave kurde të Sirisë dhe ato po ndihmojnë grupin PKK.