Kreu i ri i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni reis Ulema Shaqir Fetahu nga sot zyrtarisht udhëheq institucionin. Në deklaratë për media reisi i ri theksoi se bashkësia fetare islame ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri, i cili është i rëndësishëm për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Më herët, ish-kreu BFI-së Sulejman Rexhepi në deklaratë me shkrim tha se jep dorëheqje nga pozita e tij dhe tha se është gati të përgjigjet para Zotit dhe para ligjit, nëse dikush mendon se ka bërë gabime. Sulejman Rexhepi ka qenë udhëheqësi fetar islam në vend për gati 30 vjet.