Ish-kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, që pardje u shkarkua nga Rijaseti, sot ka kumtuar dorëheqjen e tij të parevokueshme.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebookun e tij, në të cilin shkruan se ato që ditëve të fundit janë thënë për të, janë dezinformata për personalitetin dhe angazhimin e tij në BFI.
Në komunikatë Rexhepi shkruan për arritjet dhe gjurmët e lëna deri sa ka qenë në krye të BFI-së, duke mos mohuar edhe ndonjë gabim që ka mund t’i përvidhet gjatë punës e për të cilën kërkon ndjesë nga Zoti dhe besimtarët.
Shkruan po ashtu se për punën e tij deri në këto momente mban përgjegjësi “përpara Zotit dhe përpara Ligjit”./TV21