Shtetet evropiane ia besojnë testimet Covid-19 kompanisë Ecolog International


Ecolog International dhe Laboratorët Réunis-Luksemburg janë pjesë e progamit të shtetit të Luksemburgut për testime sistematike ndërkombëtar, i pari i llojit të vet, hartuar nga task forca e këtij vendi posaçërisht për luftën kundër COVID-19.

Ecolog International dhe Laboratorëve Réunis Luksemburg u është besuar nga Instituti i Shëndetësisë kryerja e analizave laboratorike si dhe testimet në shkallë të gjerë.

Përveç Luksemburgut, edhe shtete tjera evropiane kanë kontraktuar Ecolog International për projektet e luftës ndaj pandemisë, ndër to Gjermania, Anglia, Franca etj.
Detajet nga këto projekte akoma nuk dihen, ndërsa në Luksemburg , Ecolog ndërton 17 stacione testimi me një kapacitet deri në 20,000 teste në ditë për rezidentët dhe forcën ndërkufitare të punës.
Programi i siguron të gjithë popullsisë mundësinë për t’u testuar për COVID-19, çka konsiderohet një nga mbështetjet më te mëdha dhe zgjidhje në kohë rekorde në luftën kundër pandemisë.

ECOLOG International, e cilësuar si kompani lidere për shërbime të integruara, shërbime mjedisore,teknologji, logjistikë, menaxhim objektesh, inxhinieri dhe ndërtim, i përket familjes së njohur shqiptare në Maqedoni, Destani.