Në Haraçinë sot është shenuar zyrtarisht rasti i parë me koronavirus. Kryetarja e komunës Milikije Halimi ka bë apel dramatik tek banorët e komunës që të respektojnë masat e rekomanduara nga qeveria, raporton Gazeta Lajm.
“RESPEKTO JETËN QË TA KA FALË ZOTI! Mos e nëncmo jetën tënde!”, thotë med tjerash Halimi në apelin e saj.
Në vazhdim mund ta lexoni apelin e saj të plotë drejtuar banorëve:
Të nderuar bashkëvendas,
Shqetësimet lidhur me armikun e padukshëm “Covid 19”, sëmundja që ka kapluar shumë vende të botës përfshi edhe shtetin tonë, prej ditës së djeshme duket se është edhe në mesin tonë. Dje, është konfimruar edhe rasti i parë me koronavirus në Komunën tonë.
Uroj që bashkëvendasi ynë sa më shpejtë ta tejkalojë këtë sfidë shëndetësore, ndërsa mos të kemi raste tjera infektimesh!
Por, kjo varet nga ne!
RESPEKTO JETËN QË TA KA FALË ZOTI! Mos e nëncmo jetën tënde!
Të gjithë ne, duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi Covid 19 është sëmundje që merr jetë! Varet nga gjithësecili prej neshë nëse I krijojmë hapësirë dhe mundësi këtij viusi vdekjeprurës, që të depërtojë edhe më shumë në familjet tona.
Dëshira jonë dhe e gjithësecilit është që të zhduket ky virus! Por, nësë nuk bëjmë dicka ndryshe nga cka jemi mësuar të bëjmë deri para pandemisë, nëse nuk kemi kujdes, atëhere “me fjalë” nuk zhduket kjo sëmundje, por vetëm me sjelljen tonë, me veprimet tona, dhe me kujdesin tonë mund ta mposhtim këtë sëmundje që ka përfshi të gjithë botën.
Andaj, ju lutem, që të respektohen maksimalisht rekomandimet dhe thirrjet e institucioneve shëndetësore të cilat janë kompentente në ballafaqimin e kësaj sëmundjeje. Mos dëgjoni fjalë “boshe” por dëgjoni ata të cilët janë në ballë të kësaj sëmundjeje, që pothuajse cdo ditë lajmërojnë për rastet që vdesin në duart e tyre, e ata janë mjekët! Do të jetë shumë vonë, nësë ndonjëri do të bindet vetëm atëherë kur humbë ndonjë anëtarë të familjes!
Rekomandimet kryesore që vijnë nga Instituti i Shëndetësisë Publike janë të qarta dhe të lehta të aplikohen:
1) Vendosni maskë
2) Rrini në distancë 2 metra nga njerzit tjerë
3) Pastroni duart vazhdimisht
4) Mos u mblidhni më shumë njerëz në një vend!
Kryetare e Komunës së Haracinës
Milikije Halimi