Mexhiti: Duhet të ketë kompromis, por edhe data 5 korrik është e pranueshme për ne

Izet Mexhiti nga BDI, thotë se për Integristët është me rëndësi që të ketë kompromis rreth caktimit të datës për realizim të procesit zgjedhor, megjithatë shton se edhe data 5 korrik është e pranueshme për BDI-në. Sipas tij, me rëndësi ishte që OSBE/ODIHR të jetë e gatshëm të monitorojë procesin dhe që Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të jepte mendim pozitiv. Sipas tij, më rëndësi është mbrojta e shëndetit të qytetarëve, edhe pse shpesh herë biem në kontradiktë me atë që themi, shton Mexhiti, pasi njëherë paralajmërohet që të qëndrojnë në shtëpi qytetarët dhe nga ana tjetër duhet të bëhet fushatë.