Nga rrobat tek librat, sa orë qëndron koronavirusi në objekte të ndryshme

Një studim shumë i diskutuar i botuar në Gazetën Mjekësore në New England nga studiues në SH.B.A. vështroi mbijetesën e koronavirusit në një larmi sipërfaqesh – plastike, çelik inox, bakër dhe karton.

Rezultatet zbulojnë se virusi ishte zbuluar në plastikë dhe çelik inox pas 72 orësh, ndërsa në karton dhe bakër nuk ishte më i evidentueshëm pas 28 orëve, shkruan “The Guardian”.

Sidoqoftë, një studim tjetër i botur këtë muaj tregonte se: “Sars-CoV-2 ishte i qëndrueshëm në plastikë, çelik inox, qelqi, qeramikë, dru, doreza latex dhe maskë kirurgjikale dhe evidentohej për shtatë ditë në këto shtatë sipërfaqe.”

William Keevil, një profesor në Universitetin e Southampton tha se në rastin e bakrit, studimi amerikan zmadhon kohën kur virusi mbijeton tek këto sipërfaqe. “Kam kaluar 20 vjet duke parë bakteret superbug, dhe më pas gripin, koronavirusin dhe të gjithë vriten brenda disa minutash”, tha ai. Arsyeja, tha ai, është se jonet e bakrit shkatërrojnë materialin gjenetik të baktereve dhe viruseve.

Rroba dhe këpucë virusi mund të mbijetojë më pak se 24 orë.

Librat. Studimi thotë se në kopertinë virusi mund të mbijtonte deri në tre ditë, ndërsa në faqet e brendshme mund të rezitojë nga tre orë deri në pesë ditë.

Nëse virusi është akoma i pranishëm në sipërfaqe, çfarë do të thotë kjo për infeksionin COVID-19?

Profesori Keevil tha se kjo çështjës është një enigmë e madhe.

“Në këtë moment të gjithë po i referohen gjërave si gripi,” tha ai, duke shtuar se “virusi dihet se përhapet nga njerëzit që prekin fytyrën e tyre, një arsye pse larja e duarve është theksuar si vendimtare në trajtimin e koronavirusit”.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve: “Mund të jetë e mundur që një person të marrë Covid-19 duke prekur një sipërfaqe ose objekt, si një enë paketimi, që ka virusin në të dhe pastaj të prekë gojën, hundën ose ndoshta sytë, por kjo nuk mendohet të jetë mënyra kryesore që përhapet virusi”.