Kurti: Nuk i nënshtrohemi një presidenti helaq

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke referuar në presidentin Hashim Thaçi, tha se regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive pasi po refuzojnë të pranojnë se koha e tyre ka mbaruar.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se sa herë ua godasin korrupsionin ata bërtasin “Amelika dhe Gleneli”.

Sipas tij, qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet një presidenti helaq.

Postimi i Kurtit:

Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.

Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.

Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?