Gjatë javës së kaluar tri nëna të reja kanë sjellë në jetë foshnjet e tyre në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Foshnjet, kanë rezultuar negativ sa i përket infektimit me Covid-19. Ato janë liruar për në shtëpi. Gjendja shëndetësore e nënave dhe e foshnjave është stabile.
Këto detaje i dha për Express, drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili.
“Po gjatë javës së kaluar tri nëna të reja kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre. Gjendja shëndetësore e nënave dhe e bebeve është stabile. Dy lindje janë kryer si lindje normale, e një me operacion. Ne ua kemi bërë testin e Covid-19 foshnjave. Ato kanë rezultuar negativ. Nënat bashkë me foshnjat janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Ismaili.
Ismaili përmendi një sërë masash që duhet pasur kujdes nënat e atakuara, siç është ushqyerja me gji, vënia e maskave, mbajtja e distancës si dhe higjiena personale.
“Nuk është vërtetuar se virusi kalon tek nëna dhe nuk është vërejtur prezenca e virusit në lëngun dhe gjirin e nënës. Por ne e kemi vërtetuar edhe të pacientët të cilat kanë qenë pozitiv e kemi bërë testin të fëmijët dhe ka rezultuar negativ.
Nuk ka asnjë rrezik gjatë lindjes të bartet virusi nga nëna të fëmijët. Por duhet pasur kujdes të shtuar pas lindjes gjatë ushqyerjes me gji të zbatohen masat e distancës dhe higjienës personale, maskave e të tjera”, u shpreh Ismaili. /Express