Me heqjen e orës policore, prej sot nuk do të ketë kufizime as në xhami, vlerëson hoxha kumanovar Eljasa Mahmudi.
“Nga sot u shfuqizua ora policore në RMV që do të thotë të gjitha vaktet e namazeve falen në xhami me xhemat. #Elhamdulilah!”, ka shkruar ai në facebook. Deri tani ishte e lejuar që në xhami të falen namazi i sabahut, drekës dhe iqindisë. Ndërkohë as nga BFI e as nga Qeveria nuk kanë dalur me ndonjë njoftim ose rregullore nëse mbeten në fuqi masat kufizuese, siç është marrja e abdestit në shtëpi dhe masat tjera.