Ja der sa ora do të punojnë kafeteritë!


Objektet hotilerike të cilat kanë terasa do të mund të hapen nesër, por duhet të plotësojnë rekomandimet për distancë dhe pajisje mbrojtëse.

Objektet tjera do të mund të hapen më vonë, pasi të shihet se si do të respektojnë rekomandimet, ka informuar ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Ne kemi përgatitur protokoll nga Komisioni për sëmundje ngjitëse i cili parashikon tre faza në hapjen e objekteve hotilerike. Vendimi i djeshëm i qeverisë është realizimi i fazës së dytë. Do të ndjekim situatën dhe nëse respektohen protokollet do të realizohet edhe faza e tretë, hapja e objekteve edhe në ambient të mbyllur”, ka thënë Bekteshi.

Objektet hotilerike do të punojnë deri në orën 20.00.