“Shkupi i heshtur” dita e dytë e orës policore! Në disa vende nuk respektohet ndalesa për lëvizje të lirë (VIDEO)

“Vendi gjendet në ditën e dytë të orës policore e cila ka filluar dje në ora 11 dhe do të përfundoje nesër në ora 5 të mëngjesit. Ora policore u vendos për shkak të dy festive, asaj Shën Kirili dhe Metodi dhe festa e Bajramit për të penguar përhapjen e korona virusit gjatë këtyre dy ditëve feste”.

Por edhe pse ora policore është shpallur për 42 orë, në disa pjesë të qytetit qytetarët nuk e respektonin kufizimin e lëvizjes.

Në Çair edhe pse kishte vazhdimisht patrullë policore, vëreheshin lëvizje.

Fëmijët dhe qytetarët e rritur lëviznin lirshëm nëpër rrugë.

Gjatë kohës që qëndruam në rrugën tek Jahja Pasha, aty kishte edhe më shumë lëvizje të veturave.

Në rrugë të tjera të qytetit ishte më qetë. Nuk kishte lëvizje të njerëzve ndërsa automjetet e vetme që mund t’i has kamera e TV21 ishin taksitë, automjetet e ambulancës dhe makinat policore.

Pos orës policore sot në vend është edhe ditë jo pune. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se 24 orët e fundit në nivel të shtetit, 104 persona nuk e kanë respektuar orën policore, ndërsa 76 prej tyre janë arrestuar, e për pjesën tjetër do të merren masat adekuate. Sa i përket masës për mbajtje të maskave mbrojtëse janë evidentuar 82 persona të cilët kanë shkelur këtë masë. Gjatë 24 orëve 29 persona u janë dhënë vendim për izolim ndërsa 13 të tjerë kanë nënshkruar deklaratën për vet izolim./TV21